Zidan në kërkim në të një skuadre të re, në skenë del dhe klubi historik europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 13:44

Zidan në kërkim në të një skuadre të re, në skenë del dhe klubi historik europian

Zinedin Zidan ka nisur të kërkojë një skuadër të re. Shpresat e tij ishin të merrte drejtimin e Francës. Por rinovimi i federatës franceze me trajnerin aktual Didie Deshamp deri në vitin 2026 ka bërë që Zizu të mendojë t’i kthehet përsëri stolit të ndonjë klubi.

zidane-barcelona-real-madrid-clasico-2021_lrezpodawruu1kbhim1l86max

Sipas mediave spanjolle dhe atyre franceze janë katër alternativa për ish-trajnerin e Realit të Madridit. Alternativa e parë është Paris SG-ja, edhe pse emërimi i Kristof Galtie është i freskët.

Shumë gjëra në fakt do të vendosen nga ecuria e parisienëve në Ligën e Kampioneve. Alternativa e dytë për Zidanin është Juventusi.

Opsioni i tretë edhe pse më i largët në dukje është Bajerni i Mynihut, teksa mundësia e fundit është një rikthim i mundshëm te Reali i Madridit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"