Zidan ndryshon politikën e merkatos, Real Madrid nuk kursehet për yllin e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 15:18

Zidan ndryshon politikën e merkatos, Real Madrid nuk kursehet për yllin e Serisë A

Real Madrid raportohet se po planifikon të bëjë gjithçka për të marrë mesfushorin e Romës Nikola Zaniolo, i cili kushton të paktën 50 milion euro. Zaniolo vazhdoi stërvitjen këtë javë me skuadrën, por siç raporton “Todofichajes.com” 21 vjeçari mund të përfundojë sezonin tjetër tek klubi spanjoll.

zaniolo

Kjo vjen pasi Real Madrid do bëjë gjithçka dhe nuk do kursehet për ta sjellë Zaniolon në kryqytetin spanjoll sezonin tjetër duke rivalizuar Juventusin për shërbimet e tij. Zidan e ka ndryshuar politikën e tij të merkatos në sezonet e fundit, pasi po fokusohet më shumë tek lojtarët e rinj premtues për të ardhmen.

Zniolo ka ende 4 vite kontratë me Romën, dhe klubi italian kërkon të paktën 50 milion euro për ta lënë të lirë mesfushorin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"