Zidan: Mbape është shembull, ndeshja e sotme me rrezik. Nuk mendoj për merkaton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 12:38

Zidan: Mbape është shembull, ndeshja e sotme me rrezik. Nuk mendoj për merkaton

Zinedin Zidan nuk e ka fshehur kurrë admirimin që ka për Kilië Mbapenë dhe thotë se ai është një shembull për të tjerët. Trajneri madrilen e konsideroi ndeshjen e sotme kundër Unionistas shumë të rrezikshme për formatin e Kupës dhe tha se këtë kompeticion e kanë vlerësuar maksimalisht. Zizu tha se Bejl dhe Hames janë gati për të luajtur dhe i kanë kaluar problemet fizike. 

Guardiola-is-the-best-technician-in-the-world-Zinedine-Zidane.img

KUPA E MBRETIT – “Jemi të përqendruar në maksimum. Është një kompeticion shumë i rëndësishëm dhe jemi të përgatitur për ndeshjen e nesërme (sotme). Në aspektin psikologjik jemi përgatitur maksimalisht ku do të luajmë”.

 HAMES-BEJL – “I vlerësoj maksimalisht ata, pavarësisht se në ndeshjen e fundit nuk luajtën për probleme të vogla fizike. Tani janë të gatshëm dhe mund të luajnë”.

MBAPE – “Tani është ai shembulli për të tjerët. Ne të gjithë jemi shembuj për ata që luajnë futboll. Unë kam qenë shembull për disa që luanin si unë”.

REAL MADRID

AFRIME – “Nuk mendoj se do të bëjmë blerje. Është e vërtetë që deri në fund të merkatos mund të ndodhë gjithçka, por nuk e dimë. Deri në 31 janar mund të afrohen dhe mund të largohen”.

REINIER – “Është një lojtar për të ardhmen e Realit, por për momentin nuk është ende këtu me ne. Duhet të përgatitemi pak nga pak për ta integruar në të ardhmen. Ka shumë teknikë, por mua nuk më pëlqejnë shumë t’i shoh lojtarët nga videot. Më mirë të flas kur ta kem këtu”.

UNIONISTAS – “E dimë ku do të luajmë dhe jemi të përgatitur për këtë. Është detyra jonë që të zbresim në fushën e lojës. Do të jetë një ndeshje e fortë dhe kur bëhet fjalë për ndeshje teke, ka gjithmonë surpriza. Janë të rrezikshme”.

BARCELONA – “Të gjitha ekipet duan që të bëjnë shumë pasime dhe të zotërojnë topin, por mbi të gjitha, luhet për t’i fituar ndeshjet”.

AREOLA – “Si gjithmonë, unë nuk do të them asgjë për formacionin. Më vjen keq”.

PËRGATITI: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"