Zidan-Klop “gjenitë” e ndryshëm, për herë të parë përballë njëri-tjetrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2018 | 9:39

Zidan-Klop “gjenitë” e ndryshëm, për herë të parë përballë njëri-tjetrit

Në njërën anë do të qëndrojë Zinedin Zidan. Legjendë e fushës së blertë. Peshë e rëndë te Juventusi, Reali dhe Franca. Kampion në të gjitha kompeticionet e mundshme. Një nga mesfushorët më të mirë në historinë e futbollit. Por jo vetëm si lojtar, si trajner fitoi Championsin vetëm 6 muaj, pasi mori drejtimin e skuadrës.

klopp

Nga ana tjetër do të jetë Jyrgen Klop. Një lojtar i “peshave të lehta”. Të dhënat teknike që kishte nuk e ndihmuan kurrë që të bënte histori si lojtar. Ka luajtur me Maincin në kategorinë e dytë gjermane. Ishte një i “humbur” si lojtar, por si trajner arriti shumë shpejt majat. Me Dortmundin arriti në finalen e Championsit dhe me Liverpulin mund të bëjë historinë e tij personale. Rrugëtimet e Zidanit dhe Klopit janë shumë të ndryshme për të arritur në të njëjtën finale. Atë që të gjithë duan, atë që të gjithë ëndërrojnë, finalen e Champions-it. Do të jetë hera e parë që do të përballen në 3 dekada futboll.

Zidan

GJENIU DHE PUNËTORI– Zidan ishte arkitekt i lojës. Më i miri në epokën e tij. Fitoi gjithçka. Pushtoi Italinë me Juven, Spanjën dhe Europën me Realin dhe botën me Francën. Klop kishte një karrierë modeste me Maincin. Atje e nisi si sulmues dhe përfundoi në mbrojtje. Por i shërbeu për të hedhur hapat e parë si trajner. Gjithmonë që futbolli që luante nuk i hynte në punë askujt. I

PËRGATITUR– Klop i vari këpucët në gozhdë në vitin 2001 dhe direkt u bë trajner i Maincit. Shtatë vite më pas arriti të kapte majat. Drejtoi Dortmundin dhe fitoi Bundesligën përballë gjigantëve të Bajernit dhe humbi një finale në Champions. Por, Zidan nga ana tjetër pasi la futbollin u bë zëvendëstrajner i Ançelotit dhe mori mësime nga “profesori” i tij. Pastaj nisi punën si trajner i parë.

zidane

FINALET
– Zidan nuk di të humbasë asnjë finale. Ka fituar në Champions, Superkupë Europe, Botërorë klubesh. Ka 8 tituj në më pak se 3 vite, rekord në stolin “galaktik”. Për Jyrgenin finalet janë një traumë. Ka humbur dy nga dy.

klop

QETËSI DHE REBELIM
Nëse Zidan nuk thotë kurrë asnjë fjalë më shumë sesa duhet, Klop bën gjithçka për të tërhequr vëmendjen. Njëri është i qetë, ndërsa tjetri rebel. Si në konferencat e shtypit, ashtu edhe në momentin kur japin indikacionet e tyre për skuadrat. Real-Liverpul do të jetë patjetër edhe një duel mes dy gjenive të stolit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"