Zidan, klauzola dhe Juventusi, e ardhmja e Pogbasë është mister

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 18:13

Zidan, klauzola dhe Juventusi, e ardhmja e Pogbasë është mister

Nëse ka një moment kur mund të transferosh një lojtar si Pol Pogba, ëndrrën e madhe të Zidanit, është tani. Ashtu siç ndodhi në vitin 2016, duket se kjo verë do të hapë dyert e një tjetër transferimi në karrierën e tij. Tani është 27 vjeç dhe kërkon të nisë një tjetër aventurë.

paul_pogba_manchester_united_1_0

Mesfushori francez ka kontratë me Mançesterin deri në vitin 2021 dhe sipas gazetës “AS” ata po këmbëngulin që t’ia rinovojnë. Megjithatë i kanë bërë me dije se nëse nuk dëshiron të qëndrojë, atëherë është më e mira që të largohet këtë verë.

Problemi kryesor është raporti që ka agjenti i tij Mino Raiola me trajnerin Solskjaer. Në distancë ata kanë pasur një “luftë” verbale dhe kjo gjë i ka çuar në një krisje totale, çka e bën të pamundur vazhdimin e bashkëpunimit mes tyre. Ekziston një klauzolë në kontratën e Pogbasë, të cilën drejtuesit e Junajtid e trumbetojnë me të madhe për rinovimin automatik, por në fakt koha që ajo e zgjat kontratën është vetëm 2-mujore. Reali i Madridit ka një mundësi ideale për ta transferuar në verë.

pogbaaaa

I bie vlera- Pogba kushtonte 120 milionë euro në verën e vitit 2016, por tani transferimi i tij mund të kryhet për një vlerë më të vogël. Reali mund ta blejë kartonin e francezit për 100 milionë euro, shifër e cila mund të jetë edhe më e ulët për shkak të krizës nga koronavirusi, por edhe nga dëmtimet e shumta që ka pasur mesfushori francez.

Zidan dhe Juventusi- Pogba dhe Zidan kanë një raport të shkëlqyer me njëri-tjetrin dhe trajneri i Realit po bën gjithçka për të punuar me të, por duhet të bëjë kujdes. Juventusi është një opsion real për të ardhmen e Pogbasë. Bardhezinjtë janë një “dashuri” e vjetër e francezit dhe ai kurrë nuk e ka fshehur këtë.

PËRGATITI: GENTJAN ALINANI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"