Zidan kërkon të kthehet në Madrid, Arsenali del si kandidati i radhës për futbollistin e Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2020 | 23:52

Zidan kërkon të kthehet në Madrid, Arsenali del si kandidati i radhës për futbollistin e Realit

Mbrojtësi i krahut të djathtë Ashraf Hakimi ka bërë Arsenalin që të interesohet për të.
hakimi

Pas paraqitjes mbresëlënëse në sfidën e djeshme Borusia Dortmund-Shalke 04, e fituar nga verdhezinjtë me rezultatin 4-0, “Topçinjtë” janë hedhur në sulm për futbollistin maroken, i cili është në pronësi të Real Madridit.

Hakimi pëlqehet shumë nga PSG-ja dhe Bajerni i Mynihut, por tekniku i Realit Zinedin Zidan ka kërkuar që ai të kthehet në fund të sezonit në Madrid.

Por, me Dani Karvahalin e stabilizuar në krahun e djathtë të skuadrës, hapësirat për marokenin e ri janë thuajse të pakta në formacionin titullar, ndaj nuk përjashtohet mundësia që Reali ta shesë për një shifër të konsiderueshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"