Zidan: Kë dua kundërshtar në finale? Ju e dini

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2017 | 16:03

Zidan: Kë dua kundërshtar në finale? Ju e dini

“Jemi të kënaqur për atë që bëmë, por nuk jemi ende në finale”, shpjegon Zinedin Zidan pasi Reali i tij mposhti 3-0 rivalët e Atletikos në gjysmëfinalen e vajtjes së Champions-it.

zidan

“Arritëm të shënojmë dhe mbi të gjitha nuk i lejuam që të na shënonin. Por kemi edhe një ndeshje kthimi për të luajtur. Kristiano Ronaldo? Në momentet vendimtare ai është gjithnjë aty. Merita është e tij, unë nuk kam lidhje. Ai është një profesionist i shkëlqyer dhe dëshiron gjithnjë që të fitojë. Nuk kënaqet kurrë”. Zidan nuk e fsheh për cilën skuadër do të bëjë tifo sot dhe pas një jave që të ketë përballë në finalen e Kardifit: “Ju e dini”, thotë francezi, i cili ka luajtur për 5 vite me Juventusin.

SUPERIORITETI

“Bëmë një ndeshje të mirë, por mungon edhe një tjetër ndeshje. Shënuam tre gola dhe e ruajtëm portën të paprekur, por do luajmë edhe një tjetër takim. Derisa të vërshëllejë arbitri nuk dihet se çfarë do të ndodhë. Mund të jemi të kënaqur, sepse bëmë një ndeshje të madhe. Jam shumë krenar për djemtë”.

NDESHJE E MADHE

“Gjysmëorëshin e parë luajtëm në mënyrë fantastike. Tani duhet të çlodhemi. Bëmë një ndeshje të madhe, por nuk kemi fituar ende asgjë. Duhet të mendojmë për ndeshjen e së shtunës, e cila është e vështirë. E interpretuam shumë mirë ndeshjen që nga fillimi. Isko luajti mes linjave dhe dha shumë. Luajtëm në mënyrë të shkëlqyer dhe krijuam shumë raste. Pastaj bëmë dy ndërrime që na dhanë freski dhe mbi të gjitha ekuilibër në mbrojtje”.

SIMEONE NUK DORËZOHET

“Ka të drejtë që thotë se ka një tjetër ndeshje. Ne e interpretuam mirë gjysmëfinalen e parë. Ishim superiorë si në lojë, ashtu edhe në rezultat. Por kur të shkojmë atje, pa dyshim që do të vuajmë”.

KONTROLLI I EUFORISË

“Mund të jemi të kënaqur dhe të lumtur për atë që bëmë. Por kemi ende shumë për të bërë si në Champions, ashtu edhe në kampionat. Nuk duhet të jemi euforikë”.

RONALDO

“Nuk e di nëse është prej rrotacioneve, por ai vazhdon të shënojë. Është unik. Di që herë pas here duhet të pushojë, sepse është inteligjent”.

E ARDHMJA

“Jam i lumtur në Madrid dhe e shijoj çdo ditë me lojtarët e mi, por nuk kemi fituar ende asgjë. Por kjo që po bëjmë nuk është aspak e lehtë”.

FORCA E REALIT

“Përpiqet gjithnjë të luajë, sepse kemi lojtarë shumë të mirë, kemi durim dhe mund të godasim çdo skuadër”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"