Zidan “injoron” Interin: Hueska, më e rëndësishme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2020 | 10:31

Zidan “injoron” Interin: Hueska, më e rëndësishme

Zinedin Zidan i vë kapak debatit mes Viniciusit dhe Benzemansë dhe “injoron” ndeshjen kundër Interit në Ligën e Kampioneve. 

Zidani5

Francezi është kundër Superligës Europiane, sepse thotë që kalendari është shumë i ngjeshur. Ai thotë se dueli i sotëm kundër Hueskës është shumë i rëndësishëm për të vazhduar rrugëtimin pozitiv pas triumfit me Barcelonën.

VËSHTIRËSI – “Po. Kemi përballë një rival shumë të rrezikshëm, por në Spanjë nuk ka skuadra të vogla, të gjitha janë të forta dhe kompetitive. Kjo e bën La Ligën një kampionat spektakolar. Për ne është si një finale dhe duam që të fitojmë patjetër. Kemi në lojë 3 pikë të rëndësishme”.

benzema

BENZEMA-VINI – “E rëndësishme është që gjithçka u sqarua dhe lojtarët kanë folur me njëri-tjetrin. Në fushë thuhen shumë gjëra dhe përfundojnë aty. Ne jemi një skuadër dhe na duhet energji për këto gjëra. Është diçka e mirë që ndodhin situata të tilla, sepse kjo do të thotë që jemi të gjallë. Ata folën dhe gjithçka përfundoi”.

BENZEMA – “Nuk mendoj se figura e Benzemasë do të ndikohet nga kjo gjë. Në futboll ndodhin gjithmonë gjëra të tilla. Sot ka më shumë kamera, por kanë ndodhur. Nuk ka asnjë problem mes lojtarëve. E rëndësishme është që kjo energji të na shërbejë për ndeshjen e nesërme (sotme). Edhe mua më ka ndodhur në të shkuarën. Ka pasur shumë futbollistë, të cilët thoshin që të mos më pasonin”.

HAZARD – “Është shumë mirë. Sigurisht që kur një futbollist dëmtohet e ka të vështirë që të gjejë formën, por tani është me ne. Shpresoj që të sa më shpejt të jemi të gjithë gati. Duhet të bëjmë kujdes me të dhe të rikthehet pak nga pak. Kemi shumë ndeshje dhe të gjithë do të na duhen”.

Hazard-epa16022019

VINICIUS – “Është këtu me ne dhe do të na ndihmojë. Ai është e tashmja dhe e ardhmja e Realit të Madridit. Ai po punon shumë dhe e shoh mirë. Është një djalosh që ka dëshirë për t’u përmirësuar”.

SUPERLIGA – “E vërteta është që kam dëgjuar shumë gjëra të tilla, por kemi mjaftueshëm, shumë ndeshje, pa pushim. Nuk mund të shi jojmë fitoren e një ndeshjeje sepse vjen sërish ndeshja tjetër”.

INTERI – “Ndeshjen më të rëndësishme e kemi nesër (sot), ndërsa dueli i së martës me Interin vjen pas. Hueska është shumë e rëndësishme. Lojtarët e dinë këtë dhe nuk duhet të mendojnë për Interin. Sfida e ardhshme është një finale, pavarësisht se të tjerët flasin për Interit. Dueli me Hueskën vlen 3 pikë, po aq sa me Barcelonën”.

REAL MADRID 13/14 JUVENTUS 13/14 LIGA DE CAMPEONES 13/14

VASKEZ – “E dimë çfarë lojtari është Vaskez dhe çfarë futbollisti. Ai mund të luajë në shumë role në fushë. Kemi vështirësi në të djathtë dhe ai ka bërë një ndeshje të shkëlqyer me Barcelonën dhe në Champions. Ka gjithmonë energji pozitive ai djalosh”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"