Zidan injoron Barçën: Shoh ndeshje për qejf

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 20:53

Zidan injoron Barçën: Shoh ndeshje për qejf

Zinedin Zidan ndjen se po ecën i sigurt drejt titullit kampion dhe thotë se sfidat e Barcelonës i shikon thjesht për qejf, dhe jo si rivale të mundshme në luftën për La Ligën.
ZIDANE

NDESHJA- “Sa më shumë kalojnë javët, aq më e vështirë bëhet. Duke ditur rivalin, dimë që nuk ka edhe më ndeshje të lehta. Por jemi të përgatitur për të vazhduar atë që kemi bërë deri tani. Do të jetë e vështirë, por duam fitore”.

LA LIGA- “Nuk mund të flasim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por vetëm për ndeshjen e nesërme. Pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë”.
luka-jovic-real-madrid-1572509270-27062
JOVIÇ- “Ju e keni informacionin tashmë dhe ne nuk duam që të rrezikojmë. Për këtë arsye Joviç nuk është me skuadrën. Shpresoj që situata të ndryshojë shpejt dhe ai të rikthehet. Janë gjëra që ndodhin. E vërteta është që Joviç nuk është shumë i lumtur, mbi të gjitha për dëmtimin. Por është një lojtar shumë i mirë, një sulmues që shënon shumë. Ka shumë debat për të, por të shohim vitin e ardhshëm”.
Vinicius
VINICIUS- “Mjeku më informoi që testi i parë që bëri doli keq dhe do ta përsërisë. Do të kemi rezultatin shumë shpejt. Ndonjëherë ka gabime. Ne marrim menjëherë masat. Shpresoj që të mos ketë asgjë dhe të jetë gati për ndeshjen”.
hazardi
HAZARD- “Janë shqetësime të vogla dhe nuk bëhet fjalë për një tjetër dëmtim. Ai është stërvitur normalisht me ne dhe dëshiroj që të jetë gati për ndeshjet që mbeten, dhe pastaj për Champions-in. Ai ka shumë dëshirë dhe vullnet që të jetë që tani pjesë e grupit, por është dëmtimi i tretë në sezon dhe unë shqetësohem për këtë”.
marselo
MBROJTËSIT- “Marselo ka një dëmtim të vogël, prandaj nuk u stërvit. Do të shohim në ditët e ardhshme çfarë do të ndodhë. Unë e kam formacionin në mendje, por nuk do ta tregoj”.
entrenamiento-del-fc-barcelona
BARCELONA – “Unë i shoh të gjitha ndeshjet, sepse më pëlqen të shikoj futboll, por nuk do të jap mendim në lidhje me lojën e rivalëve. S’më intereson si luajnë dhe çfarë bëjnë”.
marko asensio
ASENSIO – “Është mirë, por kur rikthehesh pas një dëmtimi kaq të gjatë, nuk është e lehtë. Po punon me profesionalizëm dhe po bën gjithçka siç duhet. Është i lumtur”.

TITULLI- “Nuk kemi fituar ende asgjë. Na mungojnë 4 ndeshje dhe nesër (sot) kemi një tjetër finale. Më vjen keq që e përsëris, por s’ka rrugë tjetër”.

RINOVIMET – “Pyetja juaj është shumë e mirë, por më vjen keq që nuk do të marrësh përgjigje nga unë. Nuk mund të flas për atë që ndodh brenda skuadrës. Kemi 4 lojtarë të cilëve u përfundon kontrata dhe të gjithë e dimë këtë”.

GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"