Zidan i var shpresat tek Champions: Ndaj PSG-së, “fisheku i fundit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2018 | 21:56

Zidan i var shpresat tek Champions: Ndaj PSG-së, “fisheku i fundit”

Zinedin Zidan nuk po kalon momentin e tij më të mirë në pankinën e Realit të Madridit. Pas dy fitoresh radhazi në “La Liga”, madrilenët barazuan me rezultatin 2-2 të shtunën në mbrëmje ndaj Levantes: Xhiampaolo Pacini (në debutimin e tij) shënoi në limite (89′) golin që vendosi baraspeshën, pasi madrilenët kishin kaluar dy herë në avantazh me rrjetat e Sergio Ramosit dhe Iskos.

zidan

Me këtë rezultat, Reali tashmë ndodhet 18 pikë pas rivalëve të Barcelonës në luftën për titull (që tashmë duket një mirazh) dhe te tifozët kanë nisur të lindin dyshimet e para, kur mungojnë edhe 8 ditë nga përballja me PSG-në, sfidë kyçe e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

“Është e pamundur të luajmë në këtë mënyrë disa ditë përpara sfidës ndaj PSG-së”, u shpreh francezi për “Marca”-n. Për sa i përket titullit: “Do të shohim, gjithmonë do e përsëris se gara nuk është vendosur ende: ka akoma pikë në lojë. Nga skuadra pres reagim, një fitore ndaj PSG-së do e shpëtonte situatën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"