Zidan i lumtur për triumfin në “San Siro”: Më vjen keq për Interin, Hazard tregoi se është fantastik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 9:00

Zidan i lumtur për triumfin në “San Siro”: Më vjen keq për Interin, Hazard tregoi se është fantastik

Zinedin Zidan është shumë i lumtur për fitoren që arriti Reali i Madridit dhe thotë se skuadra e tij është serioze atëherë kur duhet dhe di t’i bëjë gjërat mjaft mirë. Francezi nuk mundet të mos kujtojë Maradonën në ditën e tij të vdekjes dhe thotë se ishte një lajm i trishtë për botën e futbollit.

Zizu

MARADONA – “Është një humbje e madhe për botën e futbollit. Unë kam ende në mendje Botërorin e vitit 1986. Isha 14 vjeç atëherë. Nuk kam fjalë që ta përshkruaj atë që ka ndodhur. Jemi të gjithë të trishtuar”.

NDESHJA – “Bëmë një ndeshje të madhe që nga fillimi deri në fund. Luajtëm seriozisht dhe treguam karakterin në fushën e lojës. Ishin tri pikë shumë të rëndësishme dhe ne treguam versionin tonë më të mirë. Jam shumë i lumtur për futbollistët sepse e meritonin. Kur gjërat bëhen serioze, ata e tregojnë veten gjithmonë. Më vjen keq për Interin sepse në ndeshjen e parë luajtën shumë mirë”.

ME VIJAREALIN – “Ky është futbolli. Ndaj Vijarealit meritonim 3 pikët dhe bënë një ndeshje të mirë. Më e rëndësishmja është që të japim maksimumin dhe më të mirën në fushën e lojës, pastaj rezultatet janë tjetër gjë. Skuadra më pëlqeu dhe bëri një ndeshje shumë të pjekur. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të përmirësohemi në disa aspekte të tjera”.

HAZARD – “I mungon thjesht të luajë futboll, të rigjejë formën dhe besimin. Do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm dhe me vlera për Realin. Tregoi se është fantastik”.

SERIOZ – “Nuk jam serioz. Jam i lumtur për fitoren. Por morëm një lajm shumë të trishtueshëm sot dhe jemi pak të lodhur të gjithë. Jam i lumtur realisht për fitoren”.

INTERI – “Unë e kam thënë që Interi është skuadër e fortë dhe me shumë lojtarë cilësorë. Më vjen keq për ta, por ky është futbolli. Në ndeshjen në Madrid luajtën shumë mirë dhe na vunë në vështirësi”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"