Zidan i lodhur nga pyetjet për Bejlin: Ju po mundoheni të na përçani, por nuk do ja arrini dot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 17:45

Zidan i lodhur nga pyetjet për Bejlin: Ju po mundoheni të na përçani, por nuk do ja arrini dot

Garet Bejl mund të mos ketë luajtur shumë, por emri i tij vazhdon të përmendet nga gazetarët në konferencat për shtyp. Por duket se trajneri i Real Madrid Zinedin Zidan është lodhur nga pyetjet rreth sulmuesit uellsian.

bejl

I pyetur nga gazetarët nëse Bejl do shitet gjatë verës pas veprimeve në pankinë gjatë dy ndeshjeve të fundit Zidan u përgjigj: “ O zot çfarë pyetjeje. Çfarë mund të përgjigjem unë? Asgjë. Ne po mendojmë për sfidën e rradhës dhe Bejl po mendon për të njëjtën gjë. Ai është një nga ne. Ju po mendoheni të na përçani, por nuk do ja arrini dot. Është e drejta juaj të pyesni çfarë të doni, por ju nuk do na përçani dot.

Ne jemi të bashkuar dhe po mendojmë të gjithë për ndeshjen e ardhshme. Bejl, Rodrigez dhe të gjithë po mendojnë dhe dëshirojnë të njëjtën gjë”, përfundoi Zidan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"