Zidan e përplasi me makinë, flet shoferi: E dija që do më paguante, i kërkova edhe …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2020 | 14:11

Zidan e përplasi me makinë, flet shoferi: E dija që do më paguante, i kërkova edhe …

Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan ishte protagonist i një përplasje me makinë, në afërsi të qendrës stërvitore të klubit madrilen. Francezi goditi të shtunë në një rrethrrotullim, makinën e një personi të quajtur Ignacio Fernandez. 

Zidan

Teksa po kontrollonte dënim, personi në fjalë, zbuloi se shoferi tjetër ishte Zinedin Zidan. I emocionuar nga ky fakt, Ignacio, zbriti nga makina për të bërë një selfie me Zizunë. Në një prononcim për mediat ai zbuloi prapaskenat e këtij aksidenti duke u shprehur:

“Kur pashë që ishte ai, unë u qetësova. E dija që ai me siguri do të ma paguante dënimin. Unë e pyeta nëse mund të bënin një selfie, sepse njerëzit nuk do të më kishin besuar kurrë që Zidan më kishte goditur. Dhe ai me shumë dashamirësi tha po. Ai hoqi kapelen dhe ne e bëmë fotografinë. I thashë se do të doja ta kisha njohur në rrethana të tjera, por edhe kështu s’ishte keq. U tregua shumë i sjellshëm. Më kërkoi si ta zgjidhnim këtë problem sepse ishte vonë për në stërvitje dhe thashë me shaka: Ndërrojmë makinat dhe gjithçka në rregull”, tregoi Ignacio Fernandez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"