Zidan do ta mbronte deri në “vdekje”, Benzema e tradhtoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2018 | 14:30

Zidan do ta mbronte deri në “vdekje”, Benzema e tradhtoi

Ajo që bëri Karim Benzema pas daljes nga fusha kundër Valencias duket se është fundi i një raporti miqësor mes trajnerit të Realit dhe sulmuesit francez.

BBIkxAT

Benzema u largua shumë i mërzitur nga fusha e lojës dhe nuk e pranoi zëvendësimin duke mos e takuar trajnerin.Ky i fundit e ka mbrojtur gjithmonë Benzemanë, edhe atëherë kur i ka pasur të gjithë kundër.

Gazeta “AS” shkruan se sulmuesi kafshoi dorën e atij që e “ushqeu” për muaj me radhë duke i dhënë vendin e titullarit edhe atëherë kur nuk e meritonte.

DUtkbScWAAAdEAU

Madje, Zidan preferoi të largonte sulmuesin Morata dhe preferoi të mbante Benzemanë, edhe pse statistikat i kishte më mirë spanjolli.

Morata shënoi 20 gola në 1872 minuta të luajtura, ndërsa Benzema 19 në 3239 minuta. Këtë sezon, francezi ka shënuar vetëm 6 gola dhe ka vuajtur shumë, ashtu si gjithë skuadra.

zidan

“Do ta mbroj deri në vdekje. Benzema është një nga sulmuesit më të mirë në botë”, ka thënë Zidan disa javë më parë. Por duket se ishte sulmuesi ai që e “tradhtoi” në këtë moment të vështirë që po kalon te Reali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"