Zhvillohet Kupa e Shqipërisë, skuadra e Tiranës bën ligjin në mundje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2019 | 20:25

Zhvillohet Kupa e Shqipërisë, skuadra e Tiranës bën ligjin në mundje

Federata Shqiptare e Mundjes organizoi në datat 22-23 qershor aktivitetin e dytë më të rëndësishëm kombëtar, siç është Kupa e Shqipërisë për të rritur. Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit, mundësit më të mirë të vendit matën forcat në Stilin Greko-Romak dhe në Stilin e Lirë.

Mundje

Në këtë aktivitet morën pjesë 93 mundës (femra dhe meshkuj) nga ekipet e Tiranës, Teutës, Besëlidhjes, Kamzës, Burrelit, Besës, Vllaznisë, Tërbunit, Korabit, Kukësit dhe Tomorit, të cilët u paraqitën pothuajse në të gjitha kategoritë e peshave duke treguar pjesëmarrje dhe gjithpërfshirje në këtë sport.

U zhvilluan duele tepër interesante, të cilat konfirmuan se sporti i mundjes është një sport elitar në Shqipëri, duke dhuruar rezultate të larta edhe në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu, ky event tregoi se puna për ngritjen e ekipeve të moshave për furnizimin e ekipeve të të rriturve vazhdon me ritëm të kënaqshëm.

mundje (1)

Në radhët e meshkujve ra në sy edhe një herë dominimi i Tiranës, që triumfoi në të dyja stilet, skuadër e cila nxori edhe dy mundësit më të mirë të kompeticionit: Boris Frrokaj në Stilin GrekoRomak dhe Elmaz Kryeziu në Stilin e Lirë. Për sa u përket femrave, vendin e parë e zuri Teuta, me mundëset Melisa Bramka dhe Melisa Mehmeti. Gjithashtu, kampione u shpall edhe Albina Drazhi e Tiranës.

nderimi-iqiri-rama

Ndërkohë, siç është tashmë traditë, gjatë ceremonisë së hapjes në eventin e “Kupës së Shqipërisë” u nderuan disa figura të mundjes ndër vite dhe aktuale. Fran Topalli për “Kontribut të shquar ndër vite”, Mehmet Mehmeti mori vlerësimin “Mirënjohje për rezultate të larta kombëtare”, Fiqiri Rama, me rastin e daljes në pension u nderua “Për kontribut të shquar si sportist kampion dhe trajner ndër vite”.

Rezultatet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"