Zhvillime të reja te Flamurtari, ndihmësi i Duros emërohet zv.trajner dhe drejtor teknik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2018 | 12:02

Zhvillime të reja te Flamurtari, ndihmësi i Duros emërohet zv.trajner dhe drejtor teknik

Jeton Beqiri rikonfirmohet si zv.trajner te Flamurtari. Ish-ndihmësi i Shpëtim Duros do të qëndrojë në Vlorë edhe pas largimit të këtij të fundit. Madje, mësohet se njëherësh drejtuesit kanë menduar që t’i besojnë edhe një rol të rëndësishëm në klub. Ai do të jetë drejtori i ri teknik i kuqezinjve.

Beqiri-696x464

Gjërat duket që po lëvizin në klub, ndërsa në vazhdim pritet që të ketë zhvillime konkrete edhe për trajnerin. Pezull mbeten vetëm rinovimet. Edhe pse drejtuesit pëlqejnë disa lojtarë, ende nuk janë ulur në bisedime. Adis Nurkoviç, Artim Pollozhani, Emiljano Musta, Muhamet Useini dhe Goran Siljanovski pritet të ulen në bisedime, megjithatë akoma nuk ka asgjë zyrtare. Sikundër edhe dihet, tri largime ka pasur Flamurtari deri më tani.

shpetim duro jeton beqiri

Muarem është larguar tashmë te Shkupi, Xhufo do të jetë pjesë e Vadarit, ndërsa Bicaj do të vijojë aventurën te Zira në Azerbajxhan. Sakaq, për afrime as që bëhet fjalë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"