Zhvillime të reja me Juventusin, Junajtid gati ta lëshojë Pogban për para+lojtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 17:29

Zhvillime të reja me Juventusin, Junajtid gati ta lëshojë Pogban për para+lojtar

Mediat angleze raportojnë se Mançester Junajtid mund ta lërë mesfushorin Pol Pogba ti bashkohet Juventusit, por vetëm për para plus mbrojtësin e talentuar, Matthijs de Ligt.

pogba

27 vjeçari francez ka deklaruar hapur se ndoshta ka ardhur momenti të provojë një sfidë të re, ndërkohë holandezi De Ligt nuk ka mundur të gjejë formën e tij më të mirë në Torino.

de ligt

Pikërisht nga këto dy arsye nisen dhe mediat angleze të cilat shprehen se një marrëveshje midis dy klubeve është e mundur në verë, në rast se “Zonja e Vjetër” është e gatshme të heqë dorë nga mbrojtësi që u ble verën e kaluar dhe të ofrojë një shumë parash, për të mbushur diferencën e vlerës monetare midis dy lojtarëve.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"