Zhvillime te Kukësi, klubi merr vendimin për Shkodrën dhe Ethemin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2018 | 17:02

Zhvillime te Kukësi, klubi merr vendimin për Shkodrën dhe Ethemin

Donjet Shkodra dhe Ethemi janë rikthyer me ekipin e parë të Kukësit. Kujtojmë që Shkodra ishte i pezulluar dhe drejtuesit e kishin dërguar te skuadra B, ndërsa ditën e sotme është rikthyer me ekipin e parë.

Ethemi Shkodra

Edhe 20-vjeçari, Ethemi ishte i pezulluar së fundmi, pasi kërkoi rritje rroge. Kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga drejtuesit e Kukësit, të cilët e lanë jashtë, për sfidën ndaj Tiranës.

Shkodra

Me rikthimin e Shkodrës dhe Ethemit, verilindorët do të kenë 2 forca më shumë për sfidën e radhës ndaj Teutës në “Niko Dovana”. Në 3 ndeshjet e para, skuadra e trajnerit Cungu ka grumbulluar 4 pikë, teksa mban vendin e 6-të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"