Zhvillime në Kategorinë e Parë, ndihmësi i Ilir Dajës merr drejtimin e Turbinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2019 | 20:32

Zhvillime në Kategorinë e Parë, ndihmësi i Ilir Dajës merr drejtimin e Turbinës

Ergi Lubani është trajneri i ri i Turbinës. Trajneri i ri kryeqytetas, pas përvojave me të rinjtë e Dinamos, me Sopotin, Korabin dhe së fundi si ndihmës i Ilir Dajës te Flamurtari, ulet në stolin e ekipit cërrikas, ku zë vendin e Sinan Bardhit, i larguar pas humbjes së thellë me Laçin.

ergi lubani

Presidenti Gentian Gjoka ka menduar t’ia besojë drejtimin e skuadrës Lubanit, i cili ka nisur menjëherë nga puna. “Më bindi oferta dhe dashamirësia e presidentit Gjoka për të drejtuar Turbinën. Planet e drejtuesve për afrimin e futbollistëve cilësorë ishin arsyeja kryesore që pranova të punoja me skuadrën cërrikase. Jam i ri në moshë, por jo në botën e futbollit, ndaj mendoj se kam përvojën e duhur për të drejtuar Turbinën, pasi kam mësuar diçka nga trajneri më i mirë në Shqipëri, Ilir Daja.

Turbina

Mendova se ka ardhur koha për këtë sfidë dhe uroj t’ua shpërblej besimin drejtuesve të Turbinës”, tha Lubani për “Panorama Sport”. Cërrikasit kanë bërë deri tani disa lëvizje interesante në merkato. Nga ana tjetër, Bardhi pohoi se është larguar me mirëkuptim. “E pashë të udhës të largohem tani që është ende herët dhe besoj se trajneri i ri do të ketë kohë të mjaftueshme për ta nisur me sukses kampionatin. Falënderoj bashkëpunëtorët e mi për periudhën që kalova në Cërrik”, u shpreh Bardhi.

ARTAN PAJA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"