Zhufo tremb Flamurtarin, mund të qëndrojë disa javë jashtë fushave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2017 | 17:32

Zhufo tremb Flamurtarin, mund të qëndrojë disa javë jashtë fushave

Tri mungesa të sigurta pritet që të ketë Flamurtari në ndeshjen me Teutën, që do të zhvillohet më 24 shtator në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Krahas Franc Veliut të dëmtuar dhe Ditmar Bicajt që u ndëshkua me karton të kuq ndaj Lushnjës, vlonjatët do të vuajnë sërish mungesën e brazilianit Viktor Zhufo.

zhufo2

Ky i fundit ka dëmtuar kaviljen para sfidës me Lushnjën dhe, sipas burimeve pranë stafit mjekësor, sot do të kryejë një ekzaminim për të parë shkallën e dëmtimit. Gjasat janë që sulmuesi i Flamurtarit të mungojë disa javë, ndërkohë që e sigurt është që në sfidën e radhës nuk do të jetë gati.

Lajm i mirë është rikthimi i Veliut në fushë, por natyrisht duke nisur stërvitjen i diferencuar. Për mbrojtësin vlonjat pritet që stafi teknik të këshillohet edhe me mjekët, nëse gjatë kësaj jave mund të futet me grupin. Gjithsesi, ai do të mungojë kundër Teutës të dielën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"