Zhordi Krujf për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit: Real-Barça, dueli më i madh në të gjithë botën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2023 | 18:44

Zhordi Krujf për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit: Real-Barça, dueli më i madh në të gjithë botën

Kupa e Spanjës do të vendosë përballë në fazën gjysmëfinale dy prej ekipeve më ikonike, jo vetëm të futbollit spanjoll. Fjalë është për Barcelonën dhe Real Madridin.

jordi-cruijff

Dyshja në fjalë do të matin forcën në një duel të dyfishtë, se cila do t’i ia dalë të shkojë në finalen e madhe. Për t’i shtuar nuancat kësaj përballjeje ka menduar drejtori sportiv i Barçës, Jordi Krujf:

“El Clasiko e transferuar në Kupën e Mbretit do të marrë përmasat e një prej përballjeve më të forta në historinë e këtij sporti. Nëse i referohemi madhështisë së tyre, shto gjendjen aktual, të jep të drejtë të shkosh deri në këto limite të arsyetimit, por jo pa të drejtë”, pohonte 48-vjeçari.

Sfida e parë do të zhvillohet më datën 28 shkurt (Santiago Bernabeu), ndërsa ajo e kthimit më 4 prill (Spotify Cam Nou). Vlen të theksohet se Osasuna dhe Atletik Bilabo janë dy gjysmëfinalistët e tjerë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"