Zhiru mbetet përparësia, opsioni është Pinamonti. Ja prapaskenat e merkatos të Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 18:36

Zhiru mbetet përparësia, opsioni është Pinamonti. Ja prapaskenat e merkatos të Interit

Interi vazhdon kërkimin e një sulmuesi, i cili të mund t’i garantojë alternativa Antonio Kontes. Të shumtë janë emrat që kanë qarkulluar gjatë javëve të fundit.

konte

Një nga elementët e preferuar mbetet Olivie Zhiru. Bomberi i Çelsit është gjithmonë e më larg projektit teknik të klubit blu dhe nuk konsiderohet më si profil i përshtatshëm për trajnerin Frenk Lampard, i cili po mbështetet te talentet e skuadrës. Londinezët kërkojnë së paku 5 milionë euro: pikërisht vlera e ulët për një lojtar të kalibrit të kampionit të botës e vendos 33- vjeçarin mes përparësive.

zhirud

OPSIONI – Megjithatë, sipas raportimit të mediave italiane, emri i duhur konsiderohet një tjetër dhe në Milano e njohin mirë. Drejtuesit zikaltër mund ta mendojnë opsionin e riblerjes së Andrea Pinamontit, i pëlqyer shumë nga Konte.

pinamonti

Megjithatë, vështirë se lojtari të largohet vetëm pas 6 muajsh nga Xhenoa, ku ndër të tjera po luan titullar (ndërsa tek Interi do të ishte vetëm rezervë. Në çdo rast, Marota dhe Auzilio po mbajnë vëmendjen e lartë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"