Zhires fajëson gjyqtarit për barazimin: Nuk mori vendimet e duhura. Dorëheqje? Nuk më intereson çfarë ju kënaq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 23:22

Zhires fajëson gjyqtarit për barazimin: Nuk mori vendimet e duhura. Dorëheqje? Nuk më intereson çfarë ju kënaq

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Alen Zhires, ka fajësuar gjyqtarin e ndeshjes për barazimin e papritur 1-1 ndaj Andorrës në Prishtinë, Tekniku francez mendon se ai ka marrë vendimet e gabuara duke mos akorduar penalltitë që kërkoi Kosova, ndërsa më pas shtoi se nuk po e mendonte largimin nga drejtimi i ekipit përfaqësues.

Zhires Kosova

“Arsyet e dështimit sonte? Mendoj se nuk e gjetëm zgjidhjen. Na mungoi diçka për konkretizimin e rasteve. Edhe arbitri nuk mori vendimet e duhura. Ka shumë gjëra që kjo ndeshje përfundoi 1-1.

Ishim të vetëdijshëm që Andorra do të luante e ngjeshur pas. Kishim aksione, krijuam raste, por nuk ia dolëm të depërtonim për të shënuar e fituar.

Kam kërkuar të luanim më shpejt, dhe të liroheshim më shpejt. Na mungoi veprimi i fundit. Kjo gjë ndikoi.

A po e mendoj dorëheqjen? Është shumë herët të flitet, ende ka lojë. Ende ka pikë. Nuk mund ta quaj këtë punë të humbur. Mundësia e kualifikimit ekziston gjithmonë. Qëllimi im është të vazhdoj punën time këtu. Nuk më intereson mua se çfarë ju kënaq juve. Mua më intereson të vazhdoj të punoj dhe të vazhdoj përpara”, ishin fjalët e tij për “SuperSport” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"