Zhgënjimi i Milinkoviç: Në katër ditë shkatërruam 8 muaj punë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2017 | 18:23

Zhgënjimi i Milinkoviç: Në katër ditë shkatërruam 8 muaj punë

Trajneri i Luftëtarit, Mladen Milinkoviç, e ka cilësuar barazimin e sotëm ndaj Vllaznisë si shkatërrimin e një pune 8-mujore të skuadrës së tij. Në “Gol pas Goli” ai theksoi se ky barazim i kishte hequr nga duart skuadrës sigurinë e një vendi të katërt më se të merituar.

milinkovic

Për barazimin në fund

“Sigurisht që është mungesë komunikimi dhe keqkomunikimi sepse e patë se si shënuan sot. Jemi shumë të zhgënjyer, në këto katër ditë kemi shkatërruar të gjithë atë që kemi bërë në 8 muaj. Nuk mund të them që djemtë nuk u munduan, luajtën shumë mirë por kur nuk shënon nga këto raste të pastra, me Rexhinaldon në minutën e parë apo me Abazajn golin e tretë, futbolli është lojë e tillë që të ndëshkon në çdo moment”.

Për mbijetesën dhe luftën për vendin e katërt

“E patë sot se me Ramadanin në qendër ekipi është diçka tjetër. Nuk desha të flisja për këtë periudhë ku ai ishte i dëmtuar se sa i rëndësishëm ishte për ne. Ai është i vetmi në qendër që e kontrollon skuadrën, nuk ishte gati për 90 minuta dhe kur doli, e humbëm mesfushën. Kjo është arsyeja pse u ndëshkuam. Ka edhe tre ndeshje deri në fund, do të mundohemi të bëjmë më të mirën për vendin e katërt, se është e padrejtë të mos përfundojmë. Për 17 ndeshje e kemi mbajtur këtë vend dhe besoj se e meritojmë të mbajmë vendin e katërt”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"