Zhgënjimi i Lëklerk pas garës së parë të sezonit në Formula 1: Red Bull ka gjetur diçka, nuk është parë kurrë një makinë ndaj të cilës…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2023 | 21:04

Zhgënjimi i Lëklerk pas garës së parë të sezonit në Formula 1: Red Bull ka gjetur diçka, nuk është parë kurrë një makinë ndaj të cilës…

Zhgënjimi më i madh i garës së parë të sezonit në Formula 1, Çmimin e Madh të Bahrejnit, ka qenë padyshim piloti i Ferrarit, Sharl Lëklerk. Piloti nga Monako u tradhtua nga motori i makinës Ferrari, të cilën u detyrua ta parkonte në një cep të pistës teksa gjendej në vendin e tretë në garë, duek e lënë në mes atë.

6404ced66c2e7

Por ai nuk ishte i zhgënjyer vetëm se mbeti pa pikë në këtë garë, por edhe sepse u pa qartësisht se Red Bull vazhdon të jetë një hap para të gjithë të tjerëve dhe favorit i dukshëm për titullin kampion.

“Objektivi ynë është të mundim makinat Red Bull, ato duhet të jenë pikat tona të referimit. Por sa i përket paraqitjes në këtë fundjavë, nuk ishim aty. Sa i përket ritmit të garës, ishim shumë larg dhe duhet të bëjmë shumë hapa para.

Ata kanë gjetur diçka për garën, nuk është parë kurrë një makinë ndaj të cilës je afër në kualifikuese, por nga e cila humb edhe 1 sekondë për xhiro në garë. Makina Red Bull në garë është një kategori tjetër, duhet të punojmë shumë përndryshe do të kemi vështirësi”, tha ai për “Sky” pas garës.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"