Zhgënjim total në javët e fundit, tifozët kërkojnë ndëshkim ndaj ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2019 | 15:01

Zhgënjim total në javët e fundit, tifozët kërkojnë ndëshkim ndaj ekipit

Në 6 javë kampionat, Tërbuni ka marrë vetëm 6 pikë dhe qëndron pranë zonës së ftohtë të renditjes. Edhe pse kanë bërë një merkato cilësore, pukjanët kanë zhgënjyer në fushë. Dje është bërë një analizë për humbjen me Veleçikun, por askush nuk i ka marrë përsipër përgjegjësitë.

sHQIPONJAT E VERIUT

Trajneri Olti Kërnaja ka thënë se do të përpiqet të vërë pikat mbi i, duke lënë të kuptohet se do të marrë masa për çdo lojtar që nuk paraqitet si duhet. Jo pak tifozë pukjanë shkuan në Shkodër, pasi nuk e dinin që fusha e Veleçikut ishte e dënuar. Disa nga ata që zunë vend në tribunën VIP të “Reshit Rusit” mbetën shumë të pakënaqur nga skuadra.

Shefi i klubit, Dritan Frroku, kryebashkiaku Gjon Gjonaj dhe tifozët janë mjaft të zhgënjyer nga Tërbuni. Kishte mungesa, por ky nuk është justifikim. I çuditshëm është fakti që Leonardo Përgjini dhe Mikel Metani, të cilët ishin në nxehmje, nuk luajtën asnjë minutë.

Ishte paraqitja më e dobët e Tërbunit në këtë kampionat, ku përjashtim bëjnë vetëm Doda dhe Zhivanaj. Tifozët pukjanë kërkojnë nga drejtuesit e ekipit, konkretisht nga presidenti Gjonaj, që të merren masa për ata lojtarë që nuk e vlerësojnë aspak fanellën e Tërbunit.

Ditmir Pema – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"