Zhgënjim epik/ Festuan para kohe ngjitjen në Bundesligë, shikoni çfarë ndodh me tifozët e Hamburgut (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2023 | 23:56

Zhgënjim epik/ Festuan para kohe ngjitjen në Bundesligë, shikoni çfarë ndodh me tifozët e Hamburgut (VIDEO)

Një zhgënjim epik që do të mbahet mend gjatë u regjistrua ditën e sotme, teksa protagonist ishin tifozët e Hamburgut.

Hamburg fans

Një gol dramatik në minutën e 90+9, ua la festën përgjysmë tifozëve të klubit legjendar gjerman, teksa pushtuan fushën në përfundim të sfidës së fituar përballë Sandhausen në transfertë, duke menduar se kishin siguruar direkt ngjitjen në Bundesligë, ndërkohë që Heidenheimi po mposhtej 2-1 nga Regensburgu. 

hP08eORa

Por çudia ndodhi në minutat shtesë: ndërkohë që tifozët e Hamburgut festonin si të çmendur, Heidenheimi realizoi përmbysjen e madhe në kohën shtesë, më konkretisht në minutën 90+3 dhe 90+9. 

Kjo përmbysje bëri që Hedenheimi ta mbyllte sezonin në vendin e parë, ndërkohë që Hamburgu përfundoi në vendin e tretë. E gjithë festa madhështore e nisur para kohe duket se u shndërrua në një traum të vërtetë për fansat e Hamburgut. Për më tepër shikoni pamjet:  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"