Zhgënjehet Konte: Totenhemi nuk është nivel i… lartë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2021 | 9:15

Zhgënjehet Konte: Totenhemi nuk është nivel i… lartë!

Antonio Konte ka nisur të shohë limitet e para të Totenhemit të tij dhe pas humbjes turpëruese kundër Muras në Ligën e Konferencës, nuk i ka mbajtur dot nervat. Sllovenët, një klub i themeluar vetëm në vitin 2011, i mposhtën anglezët 2-1.

KONTE

“Mendoj se kjo skuadër është shumë e re, por në të njëjtën kohë duhet të punojmë dhe përmirësohemi. Nuk më pëlqeu ajo që pashë në ndeshjen e fundit.

Dhe duhet të jem i sinqertë dhe t’ju them se pas 3.5 javësh në stol, kam nisur të kuptoj situatën. Mund t’ju them se situata nuk është e thjeshtë.

Nuk është e tillë, sepse në këtë moment niveli i Totenhemit nuk është aq i lartë. Kemi një diferencë të madhe me skuadrat elitare të Anglisë, por nuk duhet të trembemi. Unë jam këtu për të punuar dhe përmirësuar”, tha tekniku italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"