“Zhduken” tifozët e Erzenit, Isterit i fshihet… numri/ Ja pikantet e duelit të Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 15:24

“Zhduken” tifozët e Erzenit, Isterit i fshihet… numri/ Ja pikantet e duelit të Kupës

Ndryshe nga takimi i parë apo edhe ndeshjet e kampionatit, këtë herë në stadiumin “Niko Dovana” nuk ndihej atmosfera e tifozëve të Erzenit, atmosferë e krijuar në pothuajse të gjitha ndeshjet e këtij sezoni.

Teuta-Erzeni

Ndoshta një parandjenjë për një eliminim të mundshëm për tifozët shijakas. Në shkallët e stadiumit, përveç tribunës kryesore, e cila nuk ishte e mbushur plot, në tribunën përballë numëroheshin rreth 200 tifozë.

Ndërkohë, “Panorama Sport” sjell edhe disa momente të tjera pikante të ndeshjes Teuta-Erzeni. * Edhe pse ka vetëm një muaj që bari i fushës është ndërruar për t’u rinovuar, fusha e Niko Dovanës krijoi probleme të shumta, që u shfaqën që në pjesën e parë. Ndërsa në të dytën në disa zona të fushës, terreni u bë vërtet i rënduar.

* Ka mosmarrëveshje mes Hasanbellit dhe Enk, ku nga pankina trajneri Kapllani i thotë: ‘Klevi, luaje poshtë, mos u nxito’. ‘Po s’duan këta mo profe ta luajnë poshtë’, përgjigjet portieri i Erzenit.

* Ka përplasje në fushë, ku protagonistë ishin L.Vila dhe Mehmeti, por gjithçka u qetësua nga pjesa tjetër e lojtarëve. Bajramaj i ndëshkon të dy me karton të verdhë. ‘Pse më jep mua kot mer burrë, se e nisi ai, nuk i bera gjë’, i kthehet L.Vila gjyqtarit.

* Në minutat shtesë të takimit, Isteri i Erzenit gjatë një dyluftimi ka probleme me fanellën, teksa numri në shpinë i hiqet. Gjithsesi loja nuk u ndal pasi dhe një minutë kishte mbetur për t’u luajtur.

* Një faull i shkaktuar nga Isteri ndaj lojtarit të Teutës ishte tepër i rrezikshëm. Gjyqtari kryesor ndëshkon mesfushorin e Erzenit me karton të verdhë.

Për këtë shpërthen në protestë përgatitësi atletik i Teutës Mark Dodaj, i cili kërkon ndëshkimin me karton të kuq për Isterin, por në fund është ai që ndëshkohet nga Bajramaj me të kuq.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"