“Zhduken” Merveil dhe Akuah, Tirana në pritje të afrimeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2017 | 12:49

“Zhduken” Merveil dhe Akuah, Tirana në pritje të afrimeve

Merveil dhe Akuah pritet që të sjellin të ardhura të rëndësishme në arkat e Tiranës, nëse shiten tek Osijek. Për këtë tratativë pritet vetëm zyrtarizimi dhe kjo ka bërë që në skuadër të mos duken me dy lojtarët afrikanë.

muca merveil

Nga ana tjetër, bardheblutë janë në pritje të përforcimeve që ka piketuar trajneri, të cilët do të kompletojnë organikën e kryeqytetasve.

Tirana

Trajneri pret disa lojtarë ofensivë për të bërë të mundur ndërtimin e një formacioni  sulmues dhe një Tiranë që do të kërkojë fitoren në çdo ndeshje të Kategorisë së Parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"