Zhbllokohet merkatoja, Redi Lushkja pritet titullar. Ja formacionet e mundshme të sfidës Erzeni-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2023 | 11:32

Zhbllokohet merkatoja, Redi Lushkja pritet titullar. Ja formacionet e mundshme të sfidës Erzeni-Tirana

Orges Shehi hedh artilerinë e rëndë në sfidën me Erzenin. Që nga minuta e parë do të luajë Regi Lushkja. Mungesa e Ardit Deliut dhe Redon Xhixhës ka ndryshuar planet e Orges Shehit. Kështu, trajneri ka zhvilluar një mbledhje të gjatë me skuadrën, ku ka kërkuar nga lojtarët që të mos gabojnë më.

Collage Maker-26-Jan-2023-11.28-AM

Nga ana tjetër, mësohet se Shehi mund të bëjë disa ndryshime në ekip, duke nisur nga mbrojtja deri në sulm. Në mungesë të Deliut, Lushkja do të luajë titullar në mesfushë. Në sulm lëvizja do të jetë Gjumsi ose Nikqi në vend të Xhixhës. Pjesa tjetër e skuadrës do të jetë e njëjtë me Bekajn në portë, më pas Toshevski, Najdovski, Lulaj dhe Përgjoni. Çuditërisht Ismajlgeci në stol. Nga ana tjetër në mesfushë do të debutojë Lushkja, më pas Aleksi dhe Hila. Në sulm ndryshime të vogla. Gjumsi është programuar titullar ose Nikqi. Dy të tjerët janë Hasani dhe Patrik.

MERKATOJA – Lajme të mirë për Tiranën në prag të duelit me Erzenin. Merkatoja e bardhebluve tashmë është zhbllokuar dhe trajneri Orges Shehi do të ketë në dispozicion dy afrimet “big” të merkatos. Bëhet fjalë për Regi Lushkjën dhe Kristal Abazajn. Të dy këta futbollistë tashmë janë federuar normalisht dhe do të jenë pjesë e organikës së skuadrës. Gjasat janë të mëdha që pas largimit të Kallakut, Limajt dhe Redon Xhixhës, mesfushori Lushkja të debutojë si titullar, teksa mund të ketë minuta edhe për Abazajn. Bardheblutë kanë marrë lejen nga FIFA për të bërë federime në merkaton e janarit, pasi ka gjetur zgjidhjet financiare dhe akordet me lojtarët që kanë fituar më herët çështjet gjyqësore. Vlen të theksohet fakti se ndaj Erzenit do të mungojnë dhe mesfushori Deliu, teksa reparti do të formohet nga treshja, Aleksi, Hila dhe Lushkja. Kujtojmë që Tirana kishte merkaton e bllokuar për shkak të lojtarëve Torasa, Kale dhe Vairinen.

fmndbdd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"