Zhang thumbon Konten dhe tregon batutat me Lukakun: Mendova se ishte i çmendur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2023 | 14:55

Zhang thumbon Konten dhe tregon batutat me Lukakun: Mendova se ishte i çmendur

Para finales së madhe në Ligën e Kampioneve nuk mund të mungonte dhe deklarata e presidentit të Interit, Stiven Zhang. Mes shumë të tjerash, Zhang ka folur për raportet me trajnerët, duke e cilësuar Konten si “më të vështirin” dhe Inzagin “më të thjeshtin” për të komunikuar.

internazionale_corpo

“Kam punuar me shumë trajnerë. Që kur erdha te Interi doja Konten. Ishte një tip i vështirë që rrallë qeshte, madje edhe kur fitonim. Por është trajneri që na ktheu titullin pas shumë kohësh. Tipi? Po ishte më i vështiri, ndryshe nga Inzagi që është i thjeshtë”, tha Zhang. Presidenti i Interit ka treguar dhe batutat me Lukakun për finalen e Championsit.

“Në shtator Lukaku më tha se do të arrinim në finalen e Ligës së Kampioneve. Kur folëm buzëqesha dhe mendova se ishte i çmendur. Por me sa duket paska pasur të drejtë. Tani mungon dhe vetëm një hap”, tha Zhang.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"