Zguro tregon të vërtetën e sherrit: Raçiç më kërkoi falje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2018 | 10:57

Zguro tregon të vërtetën e sherrit: Raçiç më kërkoi falje

Në stërvitjen e së mërkurës, te skuadra e Kamzës ka pasur një episod të pakëndshëm, pasi sulmuesi Stevan Raçiç dhe mesfushori Vangjel Zguro kanë pasur një zënkë mes tyre, çka detyroi trajnerin Ndreu t’i nxirrte të dy nga fusha e blertë.

Zguro

Por, në një prononcim për “Panorama Sport”, mesfushori pogradecar, që është pjesë e kryeqytetasve, ka deklaruar se gjithçka është sqaruar menjëherë pas stërvitjes dhe serbi i ka kërkuar falje. “Ishim duke bërë kuadrat dhe, në një moment keqkuptimi, Raçiç ishte edhe pak me nerva dhe më gjuajti me top. Por, zënka nuk shkoi më tej, pasi trajneri Ndreu na nxori të dyve nga fusha stërvitore”, ka thënë fillimisht Zguro që ka deklaruar se me shokun e skuadrës është pajtuar dhe marrëdhëniet mes tyre janë kthyer në normalitet.

kamza

“Pas stërvitjes afër kompleksit stërvitor, kam konsumuar një kafe me Raçiçin dhe ai më ka kërkuar falje, duke pranuar se nuk ishte në gjendje të mirë dhe pak i irrituar. Janë gjëra që ndodhin dhe, gjatë ditës së sotme (djeshme), të dy kemi zhvilluar normalisht stërvitje, për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës.

kamza

Kaq ka qenë e gjitha dhe nuk ka pasur asgjë më shumë”, ka mbyllur Zguro. Kamza do të ketë të dielën një ndeshje mjaft të vështirë në shtëpi ndaj Kukësit dhe trajneri Ndreu po mundohet të motivojë futbollistët e tij sa më shumë të jetë e mundur. Një rezultat pozitiv është objektivi i kryeqytetasve, që duan t’i largohen sa më shumë tabelës së klasifikimit. Kuqi dhe Frashëri mungojnë në këtë sfidë, ndërsa në dyshim është edhe Idrizaj, ndaj tekniku gjatë javës ka punuar për zëvendësimin e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"