“Zgjohet” Vllaznia, Suad Lici konfirmohet administrator i klubit shkodran

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2018 | 11:56

“Zgjohet” Vllaznia, Suad Lici konfirmohet administrator i klubit shkodran

Klubi Vllaznia ka dalë me një komunikatë për shtyp ku njofton emërimin e Licit si administrator. Pas konfirmimit të administratorit, pritet edhe zyrtarizimi i Hasan Likës si trajner i ri. “Panorama Sport” prej ditësh ka paralajmëruar emërimin e Licit dhe njëkohësisht Likën si trajner. Më poshtë komunikata e plotë:

37673830_1788317011245317_8650206061338296320_n

Komunikatë për shtyp

“Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a bën të ditur se pas shqyrtimit të disa kandidaturave, ka vendosur që në postin e administratorit të tij, të emërojë z. Suad Lici. Një emër i tillë natyrisht që është shumë i njohur nga i gjithë ambjenti sportiv shkodran dhe shqiptar, sepse kemi të bëjmë me një futbollist që ka lënë gjurmën e tij gjatë aktivizimit shumëvjeçar me Vllazninë, por edhe me kombëtaren shqiptare.

vllaznia

Nga ana tjetër, formimi i tij akademik dhe suksesi në sipërmarrjet e tij private, na bëjnë të besojmë se ai është zgjedhja e duhur për drejtimin e Klubit. I urojmë shumë sukses z. Lici për ta kthyer Vllazninë sa më shpejt në nivelet më të larta.”

KF Vllaznia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"