“Zgjohet” Dinamo, blutë marrin në huazim një mesfushor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 10:03

“Zgjohet” Dinamo, blutë marrin në huazim një mesfushor

“Zgjohet” Dinamo, siguron një tjetër afrim. Pasi morën Dejvi Bilalin, u është bashkuar edhe një tjetër mesfushor. Bëhet fjalë për Norik Krasniqin, që vjen nga Besa e Pejës.

Krasniqi2

Prej dy ditësh 20-vjeçari ka dalë në stërvitje dhe shumë shpejt do të jepet një verdikt për të. Ai po vëzhgohet dhe fjala e fundit i takon Françesko Morieros e Fabricio Mikolit.

Krasniqi

Nëse italianët japin OK-in, atëherë ai do të qëndrojë në kryeqytet në formë huazimi. Është ky pakti fillestar që ka bërë administratori Ermal Barushi me klubin kosovar. Krasniqi është një mesfushor i djathtë tipik dhe nëse do të qëndrojë te Dinamoja do t’i japë një dorë skuadrës, sepse kualiteti nuk i mungon.

Krasniqi Dinamo

Ndërkohë, ekipi vijon të përgatitet për anti-Erzenin. Stafi i bluve po punon intensivisht me futbollistët, të cilët duken mjaft të kënaqur dhe entuziastë nga ish-yjet e Serisë A.

Sa i përket gjendjes së bluve, futbollistët kanë kondicion mjaft të mirë fizik dhe i vetmi lojtar me probleme fizike nga dëmtimi, është Damiano Pontreli. Ky i fundit me shumë gjasë do ta humbasë sfidën ndaj Erzenit, pasi nuk është ende gati. Në këtë takim do të shihen edhe ndryshimet që stafi teknik do të bëjë.

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"