“Zgjohen” sulmuesit e Tiranës/ Muçi dhe Avdijaj, shkëndijat e para për ofensivën bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 22:28

“Zgjohen” sulmuesit e Tiranës/ Muçi dhe Avdijaj, shkëndijat e para për ofensivën bardheblu

Më në fund po vijnë edhe shenjat e para të zgjimit të sulmuesve të Tiranës. Ernest Muçi dhe Albion Avdijaj tundën rrjetën e Vllaznisë me nga një gol.

Avdiaj

Në fakt, bardheblutë që prej sfidës me Pogradecin nuk kishin shënuar, ndërsa në Europë, ishin Torasa e Ismajlgeci ata që treguan veten. Në Superkupë shënoi Vrapi, ndërsa me Apoloninë skuadra mbeti thatë. Gjithsesi, pas golave të djeshëm skuadra mund të themi se ka dy sulmues. Pak nga pak dyshja që zëvendëson njëri-tjetrin po ingranohet, ndonëse njëri dëshiron të luajë si pykë e tjetri si sulmues i dytë.

Tirana në këtë moment që flasim i ka varur shpresat te Muçi e Avdijaj, që do të mbajnë peshën e golave këtë sezon. Më në fund e nisën me gola, ndërsa sulmuesi i tretë Sasraku akoma nuk është parë në fushën e lojës. Lojtari është i dëmtuar dhe veç 15 minutave stërvitje nuk ka treguar asgjë tjetër me fanellën e Tiranës.

bandicam 2020-09-15 18-46-53-233

Sezonin e shkuar Tirana pati disa lojtarë që shënuan, duke filluar nga Ngoja me 13 gola dhe më pas Hasani e Dunga. Të tre shënuan 24 gola në total, por lojtarët nuk janë më pjesë e bardhebluve. Tirana sezonin e shkuar ishte skuadra që shënoi më shumë se çdo ekip tjetër, duke kaluar kuotën e dy golave për ndeshje. Këtë sezon ka më pas lojtarë në sulm, por kërkon që lojtarët e ofensivës të tregohen më egoistë para portës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"