Zgjohen në Berat/ Ja kush do ta drejtojë Tomorin këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2021 | 12:19

Zgjohen në Berat/ Ja kush do ta drejtojë Tomorin këtë sezon

Zgjohen në Berat. Pas shtyrjeve të vazhdueshme, më në fund Tomori vendos për trajnerin. Pavarësisht kandidaturave të shumta, pankina nuk do të ndryshojë.

Sinella Tomori

Klubi ka menduar që të rikthejë Bledar Sinellën, i cili e drejtoi ekipin gjatë sezonit të fundit. Nuk bëhet fjalë vetëm për një opsion, por shumë më shumë se kaq. Kryebashkiaku Ervin Demo është takuar një ditë më parë me kavajasin dhe parimisht kanë arritur marrëveshjen.

Me 99% gjithçka është mbyllur dhe vetëm sot është lënë që të nënshkruhet kontrata. Kujtojmë se tekniku dha dorëheqjen në fund të kampionatit të fundit, ndonëse hapur pati shprehur dëshirën për të vijuar projektin që u mbeti në gjysmë. Misioni do të jetë po i njëjti, gjë që është deklaruar hapur prej të gjithë krerëve beratas.

Tomori

Me prezantimin e trajnerit, pritet të marrë jetë edhe ndërtimi i ekipit. Momentalisht asnjë futbollist nuk është nën kontratë me Tomorin, ndaj pritet që ditët e ardhshme të jenë intensive për rinovimet.

E.SPAHIU – PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"