Zgjodhi Zvicrën para Shqipërisë dhe Kosovës, mesfushori 20-vjeçar: Ishte çështje e zemrës sime, u realizua një ëndërr

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2022 | 22:07

Zgjodhi Zvicrën para Shqipërisë dhe Kosovës, mesfushori 20-vjeçar: Ishte çështje e zemrës sime, u realizua një ëndërr

Adron Jashari, djaloshi 20-vjeçar me origjinë nga Kosova, ka injoruar Shqipërinë dhe përfaqësuesen “Dardane”, duke zgjedhure Zvicrën. Në një intervistë për “Blick”, Jasharin, tregon arsyet pse zgjodhi kombëtaren helvete, duke u shprehur se ishte një çështje zemre dhe u realizua një ëndërr.

ergerg436456

“Për mua kjo (luajtja për Zvicrën) është një çështje për zemrën time. Për mua dhe familjen time është realizuar një ëndërr “, theksoi ndër të tjera ai.

Mbetet të shihet nëse Zvicra do t’ia përmbushë në tërësi ëndrrën djaloshit që për ironi të fatit mban mbiemrin e heroit të madh kosovar, Adem Jashari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"