Zgjodhi Shqipërinë, trajneri i Zvicrës nuk e “kapërdin” lehtë: Është një turp për Nedim Bajramin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2021 | 19:20

Zgjodhi Shqipërinë, trajneri i Zvicrës nuk e “kapërdin” lehtë: Është një turp për Nedim Bajramin…

Trajneri i Zvicrës U-21, Mauro Lustrineli, duket se nuk e ka kapërdirë lehtë largimin e Nedim bajramit, i cili tashmë ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë, ku ditën e djeshme mori edhe pasaportën shqiptare.

bajrami55

Lustrineli, i cili para grumbullimit të Zvicrës U-21, ka folur për mediat, ku nuk i kursen fjalët për fantazistin shqiptar, dukë thënë: “Është një turp për atë. Megjithatë, nëse 1 nga 40 lojtarët tanë vendo të largohet, atëherë nuk është shumë për ne”, tha Lustrineli.

Bajrami është në listën e Shqipërisë për dy ndeshjet e muajit mars, ku Kombëtarja jonë do të luajë, ndaj Andorrës, Anglisë dhe San Marinos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"