“Zgjodha Shqipërinë sepse dëgjova zemrën”, flet Seferi: Do të mbaj mend gjatë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 12:00

“Zgjodha Shqipërinë sepse dëgjova zemrën”, flet Seferi: Do të mbaj mend gjatë…

Taulant Seferi ishtë një nga lojtarët e rinj të Kombëtares, gjatë ndeshjeve me Turqinë dhe Moldavinë. Sulmuesi i cili luan në Zvicër me Ksamaksin, ka qenë pjesë e të rinjve të Maqedonisë, por më pas vendosi të përfaqësonte kombëtaren shqiptare. Kjo sipas tij erdhi, pasi ishte një zgjedhje zemre.

taulant seferi

Sulmuesi me origjinë nga Kumanova, ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit të Ksamaksit, ku ka folur për Kombëtaren dhe ndeshjen ndaj Jang Bojsit.

Ndeshjet e Kombëtares? “Kam pasur momente të kënaqshme me shokët e skuadrës dhe ishte një përvojë e mire për mua dhe një javë me të vërtetë shpërblyese. Unë shpresoja të luaja, por është trajneri është ai që vendos. Unë do të mbaj mend gjatë këtë  grumbullim të parë me kombëtaren dhe shpresoj të thirrem në të ardhmen”.

Pse Shqipëria? “ Unë luajta me të rinjtë e Maqedonisë, por në fund dëgjova zemrën time dhe zgjodha Shqipërinë”.

Sfida ndaj Jang Bojs? “Jam shumë i lumtur që do të rikthehem të luaj në qytetin e Bernës dhe shpresoj të kthehem me një rezultat të mirë. I respektoj ata, por tani luaj për Ksamaks dhe jam i fokusuar këtu. Ky është futbolli dhe jam profesionist”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"