Zgjidhje e përkohshme për të shmangur ekstradimin, Ballist Morina aplikon për azil politik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2017 | 14:54

Zgjidhje e përkohshme për të shmangur ekstradimin, Ballist Morina aplikon për azil politik

Ismail “Ballist” Morina është duke përdorur çdo mundësi ligjore për të shmangur ekstradimin e tij drejt Serbisë. Avokati i tij Darko Butigan ka treguar për BIRN se autori i dronit të mbrëmjes së 14 tetorit 2014 në Beograd ka aplikuar për azil politik në Kroaci.

ballist morina

“Mund të konfirmoj që Ismaili ka aplikuar për azil politik sepse ai është i bindur që në Serbi nuk do të gjykohet drejt”, tha avokati.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Dubrovnikut është apeluar nga Ballist Morina dhe tashmë pritet çfarë do të thotë Gjykata Supreme, e cila nuk ka një afat të përcaktuar se kur duhet të vendosë për këtë çështje. Pas vendimit të Gjykatës Supreme, është Ministri i Drejtësisë ai që duhet ta konfirmojë atë.

“Zakonisht, Gjykata Supreme merr 2-3 muaj për të vendosur mbi apelimin e një çështjeje, por tani me kërkesën për azil, ekstradimi do të shtyhet për një periudhë 6-10 muaj”, sqaroi Butigan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"