Zgjidhja për mbrojtjen, Kukësi preferon Vidoviç para Akoful

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2016 | 12:01

Zgjidhja për mbrojtjen, Kukësi preferon Vidoviç para Akoful

Drejtori i Kukësit, Dritan Dervishi, ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin e majtë, Marko Vidoviç. Pritet që serbi të mbërrijë sot pasdite, në Tiranë dhe të hënën të nis stërvitjen me verilindorët. Këtë e konfirmon për gazetën edhe vetë drejtori Dervishi. Por, ish-lojtari i Partizanit nuk do të firmosë direkt kontratën, pasi më parë do të shihet gjendja e tij. Nëse lojtari është në formë fizike të mirë, atëherë do të qëndrojë, në të kundërt do të kthehet në Serbi.

marko vidovic

Ndërkohë, Kukësi nuk ka pranuar ta marrë mbrojtësin ganez, Jeremiah Akoful. Burime të sigurta të “Panorama Sport” në klubin verior, treguan dje se menaxheri i lojtarit ka kërkuar një shumë të papërballueshme nga Kukësi. Me të mësuar këtë fakt, verilindorët hoqën dorë nga kjo pistë. Sipas drejtuesve të Kukësit, pretendimet financiare të lojtarit dhe menaxherit ishin mjaft të larta. Në këto kushte, mes alternativës së ganezit dhe serbit, klubi zgjodhi të afronte Marko Vidoviçin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"