Zgjidhi çështjen e letrave, Administratori i Erzenit: Dikson do të kthehet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2021 | 16:16

Zgjidhi çështjen e letrave, Administratori i Erzenit: Dikson do të kthehet

Dikson Eçe Idakvo do të kthehet në Shijak. Nigeriani ka zgjidhur problemet që kishte me dokumentet, ndaj javën tjetër do t’i bashkohet Erzenit.

Keci Altin

Është administratori Altin Keçi që e konfirmon një gjë të tillë, ndërsa sqaron se mbrojtësit i është propozuar edhe një kontratë e re.

“E kemi ndjekur gjatë dhe me përkushtim çështjen e Diksonit. Javën që vjen me siguri që do jetë mes nesh. Për sa i përket aktivizimit, është çështje që i përket trajnerit. Rezultatet e marra në miqësoret e zhvilluara i presim edhe në ndeshjet zyrtare.

Nuk ka më justifikime. Afrimet e reja janë përshtatur direkt me grupin. Jemi në rrugën e duhur. Takimi i parë i kësaj faze do të jetë shumë i vështirë.

Përballë do të kemi Dinamon, që pretendon elitën. E megjithatë, ne do të bëjmë lojën tonë dhe do tentojnë vetëm fitoren”, tha Keçi për “Panorama Sport”.

ERALD DERVISHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"