Zgjidhet halli i fushës, ja kur kthehet Tirana të luajë në “Selman Stërmasi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2020 | 23:35

Zgjidhet halli i fushës, ja kur kthehet Tirana të luajë në “Selman Stërmasi”

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka zhvilluar para dy ditësh një takim në stadiumin “Skënder Halili”. Të pranishëm ishin të gjithë drejtuesit e skuadrës. Presidenti ka parë nga afër fushën e stadiumit.
tirana kastriotri
Gjithashtu është diskutuar gjatë edhe për çështjen e investimeve të mundshme në impiant. Shumë shpejt në stadium do të ketë disa meremetime që janë të nevojshme që skuadra të zhvillojë një sezon sa më të qetë në “Selman Stërmasi”. Bardheblutë do të kthehen të luajnë në stadiumin e tyre, vetëm pas sfidës së Shkodrës në kampionat, e cila zhvillohet në datën 21 nëntor.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"