Zgjidhet drejtori sportiv i vitit, Tare është modest: Merita kryesore i takon Inzagit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2017 | 17:57

Zgjidhet drejtori sportiv i vitit, Tare është modest: Merita kryesore i takon Inzagit

Pas votimit të kryer nga media italiane, “Tuttomercatoweb”, Igli Tare është shpallur drejtori sportiv më i mirë i vitit në Itali. Ai mori 34.99% të votave, dhe fitoi bindshëm, duke lënë pas emra si Mirabeli i Milanit, apo Auzilio i Interit.

tare inzagi

Në mikrofonin e “TMW”, ai u shpreh: “ Do të ishte e pamundur të arrinim këto rezultate, pa të gjithë komponentët bashkë. Duhet të komplimentoj stafin, më pas me Simone Inzagin, jemi me fat që kemi mbi 12 vite që punojmë bashkë. Ai është rritur tek të rinjtë, dhe më pas me skuadrën e parë. Ai reflekton vlerat e klubit, ndërsa ekipi i tij luan një futboll emocionues. Meritat janë të gjitha të tij.”

tare klasifikimi drejtoreve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"