Zgjidhet dilema, UEFA vendos ku do të luajë Partizani në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2022 | 21:27

Zgjidhet dilema, UEFA vendos ku do të luajë Partizani në Europë

UEFA ka konfirmuar përfundimisht se Partizani do ta luajë sfidën e kthimit përballë Saburtalos në stadiumin “Air Albania”.

AIR ALBANIA 1

Në fillim kjo sfidë u vendos që të luhej në stadiumin “Elbasan Arena”, por duket se çdo gjë u ndryshua, me “Demat” që do ta luajnë takimin e tyre të dytë në kryeqytet.

Këtë lajm e konfirmoi dhe vetë klubi i Partizanit me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ndeshja e kthimit që do të pritet nga “Air Albania” do të luhet në datën 14 korrik në orën 20:00.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"