Zgjidhet dilema e mbrojtësit boshnjak, Kukësi e huazon deri në fund të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2021 | 9:12

Zgjidhet dilema e mbrojtësit boshnjak, Kukësi e huazon deri në fund të sezonit

Ditën e shtunë Kukësi do të luajë në transfertë ndaj Skënderbeut. Ky takim do të jetë edhe debutimi i trajnerit Mirel Josa, një debutim ndaj së shkuarës së lavdishme me korçarët. Por, çfarë ndryshimesh do të bëjë tekniku i ri? Janë dy prurjet e reja në këtë merkato që pritet të jenë në dispozicion të trajnerit Josa: mbrojtësi i djathtë, Rolandas Baravikas, si dhe qendërmbrojtësi 21-vjeçar, Numan Kurdiç. Lituanezi është në pronësi të Kukësit, ndërsa Kurdiç është në huazim.
pjimage (1)
Kurdiç është produkt i akademisë së klubit të madh boshnjak, Sarajevo, por duke mos pasur hapësira, ka luajtur deri në dhjetor në Superligën serbe, me skuadrën e Novi Pazarit. Qendërmbrojtësi është aktivizuar në 16 ndeshje, ku titullar ka qenë në 11 prej tyre. Ndërsa me fanellën e Sarajevës, në Superligën boshnjake, numëron tetë takime. Kontrata e tij skadon në verën e vitit 2022, prandaj dhe drejtuesit e dy klubeve gjetën një marrëveshje për huazimin 6-mujor te Kukësi.

Gazeta mëson se futbollisti i kombëtares së Lituanisë, Rolandas Baravikas, do të jetë titullar duke nisur që nga ndeshja e radhës, ndërsa në dyshim është prezenca nga fillimi i Kurdiçit. Gjithsesi, të gjithë lojtarët do të studiohen specifikisht nga trajneri Josa. Sakaq, një futbollist i ri afrikan ka mbërritur për provë te Kukësi, ndërsa mbahet sekret emri tij. Eze është mungesa e vetme e Kukësit për takimin ndaj korçarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"