Zgjidhen problemet burokratike, futbollisti nga Mali bashkohet të martën me Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2017 | 14:06

Zgjidhen problemet burokratike, futbollisti nga Mali bashkohet të martën me Flamurtarin

Ibrahima Toungara do të jetë në Vlorë të martën. Lojtari nga Mali pritet që t’i bashkohet ekipit dhe bashkë me të, të udhëtojë drejt Greqisë në fazën përgatitore.

Toungara_0

“Marrin fund burokracitë për ne dhe vetë lojtarin. Ishte një procedurë e gjatë për ta sjellë në Vlorë. Duhej që vizën t’ia merrnim në Turqi. Turqia ia dërgonte Malit, Mali prapë Turqisë. Por, them se pavarësisht këtyre procedurave burokratike, ne kemi fituar një lojtar shumë të mirë, – deklaroi dje Idrizi.

Sinan Idrizi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"