“Zgjidha Kosovën para Shqipërisë dhe Gjermanisë”, mbrojtësi njofton largimin nga “Dardanët”: Nuk vij më pa u larguar Shalandi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2021 | 19:08

“Zgjidha Kosovën para Shqipërisë dhe Gjermanisë”, mbrojtësi njofton largimin nga “Dardanët”: Nuk vij më pa u larguar Shalandi

Mbrojtësi i majtë, Leart Paqarada, ka njoftuar largimin nga Kosova.

paqarada-bornemann

Nëpërmjet një postimi të bërë në faqen zyrtare, futbollisti shkruan se nuk do të luajë më për Kosovën, për aq kohë sa trajner aty është Bernard Shaland.

Paqarada shkruan se është injoruar nga trajneri për ndeshjet me Kosovën. Për këtë arsye, Paqarada, i cili aktivizohet në Bundesliga 2 me St. Paulin, ka bërë me dije se nuk do të pranojë më ftesën nga Kosova, për aq kohë sa trajner aty të jetë Shalandi, në rast se do të jetë një tjetër trajner, lojtari ka bërë me dije se është i gatshëm për Kosovën.

POSTIMI I LOJTARIT:

169558893_3605286239601202_2094830827132151404_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"