Zgjerohet harta, një tjetër rajon i Italisë gati të lejojë tifozët në stadiume

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 13:50

Zgjerohet harta, një tjetër rajon i Italisë gati të lejojë tifozët në stadiume

Pas Emilio-Romanës, tani edhe rajoni i Venetos ka dhënë dritën jeshile që të lejojë tifozët në stadium. Ndeshjet jo vetëm në Itali, por thuajse kudo në botë janë luajtur me dyer të mbyllura për shkak të pandemisë.

seria a

Njëlloj si Emilio-Romana, edhe rajoni i Venetos do lejojë vetëm 1000 tifozë. Sigurisht që do ketë rregulla për secilin që do hyjë në stadium, pasi duhet të ruhet distance sociale dhe të vendosen maskat. Në teori kjo do lejonte që tifozët të ndiqnin ndeshjen e sotme mes Hellas Veronës dhe Romës, por mund të jetë vonë për të organizuar gjithçka.

Edhe Udineze është një nga ekipet e Serisë A me bazë në rajonin e Venetos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"